Televizionet nacionale kundër listës së çmimeve të KShZ-së: Është gjë e shëmtuar, media do të shpërthejnë
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve nuk duhet të merret me çmimet e televizioneve është pozicioni i përgjithshëm i drejtorëve të tre televizioneve kombëtare, pasi KSHZ të dielën e shpalli listën e çmimeve që do të vlejnë për mesazhet parazgjedhore në në media. Lista e çmimeve është hartuar në përputhje me ndryshimet e fundit në Kodin zgjedhor, të cilat Kuvendi i miratoi të shtunën, në seancën 136. Sipas ndryshimeve, çmimi më i lartë që mediat mund të arkëtojnë për reklamimin e paguar politik nuk mund të jetë më i lartë se çmimi mesatar i arritur në pesë ciklet e fundit të zgjedhjeve, njofton Observatori Mediati, transmeton Portalb.mk.
I pari reagoi Ivan Mirçevski, drejtori i televizionit Kanal 5, i cili të mërkurën vendimin e KSHZ-së e vlerësoi si “skandaloz” dhe e akuzoi Komisionin për interpretim ndryshe të Kodit zgjedhor në dëm të mediave.
“Nëse kjo nuk zgjidhet, jemi duke menduar nëse do t’i monitorojmë fare këto zgjedhje, me çka do të vihet në dyshim rregullsia dhe legjitimiteti i procesit zgjedhor”, tha Mirçevski.
Mirçevski konsideron se KSHZ-ja u imponon çmime të ulëta mediave, dhe se Komisioni e keqinterpreton nenin 75-gj të Kodit zgjedhor.
Me qëndrimin e Mirçevskit pajtohet edhe Admir Qose, kryeredaktori i televizionit “Alsat M”.
“Megjithatë, më mirë do të ishte nëse KSHZ do ta kishte marrë parasysh shikueshmërinë e secilit stacion televiziv dhe sipas asaj të përcaktonte çmimet,” na tha Qose.
Drejtori i Televizionit “Telma”, Atanas Kirovski, ndërkohë, beson se, në parim, KSHZ nuk duhet të përcaktojë çmimet e televizioneve për klientët e tyre komercialë, dhe ligjet nuk duhet të sillen në “5 në 12”, sepse nuk mund të reagohet ndaj tyre.
“KSHZ nuk duhet të merret me çmimet e për klientët komercialë. Në parim, mendoj se në një ekonomi liberale, televizionet duhet të vendosin çmimet e tyre dhe partitë, nëse u pëlqen, le të reklamohen, nëse jo, asgjë, krejt është në rregull. Me këtë vendim, KSHZ bëri një rrafshim, gjë që ishte tipar i një kohe tjetër. Tani secili duhet vetë të përcaktojë çmimin”, mendon Kirovski.
Ai thekson se problem shtesë është gjithashtu se ndryshimet legjislative janë miratuar pak para shpërbërjes së Parlamentit, duke e bërë të pamundur të kërkohet interpretim autentik nga Komisioni Juridiko-ligjëvënës.
“Është gjë e shëmtuar që Ligji u miratua 24 orë para shpërbërjes së parlamentit. Është praktikë shumë e shëmtuar të sillen ligje në “5 në 12″, dhe tani pa nevojë ne duhet të debatojmë me KSHZ”, mendon Kirovski.
Një problem tjetër, sipas drejtorit të “Telma”, është se KSHZ-ja e ka “nivelizuar” çmimin për të gjitha terminet e reklamave politike.
“Dihet që çmimi në tre pas mesnatës, kur shikohet nga 1.000 persona, dhe në orën 19:00, kur shikohet nga 100,000, nuk është i njëjtë. Ulja e çmimit nën nivelin komercial do të detyrojë televizionet që të mos marrin pjesë në zgjedhje, gjë që do të ishte e shëmtuar. Ne si kompani me përgjegjësi shoqërore nuk do ta bëjmë atë, por ligjvënësi nuk duhet të ekzagjerojë, sepse mediat do të shpërthejnë”, shpjegon Kirovski.
Mënyra e re e përcaktimit të çmimeve përshkruhet në Kodin zgjedhor:
Readiodifuzerët dhe media e shtypur janë të detyruar të aplikojnë listat e çmimeve për reklamim të paguar politik gjatë fushatës zgjedhore, dhe me këtë rast kostoja për një sekondë për reklamim të paguar politik dhe qiraja për hapësirën e reklamimit në mediat e shkruara nuk duhet të kalojë koston mesatare të reklamimit në pesë ciklet e kaluara zgjedhore, ndërsa për mediat elektronike (internet portalet) çmimi për marrjen me qira të hapësirës reklamuese në portal për reklamim politik të paguar nuk duhet të kalojë çmimin mesatar për dhe reklamimi i llogaritur për pesë ciklet e fundit të zgjedhjeve …, paragrafi 9 i nenit 75-gj i ndryshuar i Kodit.
Listat e çmimeve nuk guxojnë të ndryshohen, ndërsa çmimet nuk duhet të kalojnë koston mesatare të reklamimit në pesë ciklet e fundit të zgjedhjeve, tha Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele (AAVMU) në komunikatën e lëshuar të hënën.
Përndryshe, “reklama e paguar politike” për të cilën bëhet fjalë në nenin 2 të Kodit Zgjedhor është “qasja e drejtpërdrejtë e pjesëmarrësve të fushatës zgjedhore te votuesit, përmes të cilave promovohen fushatat zgjedhore, qëndrimet dhe kandidatët për kompensim monetar”.
Këtë reklamim e paguajnë qytetarët.
Komisioni shtetëror i zgjedhjeve do të paguajë shpenzimet për reklamën e paguar politike të publikuar në bazë të një fature të paraqitur nga radiodifuzerët, media e shtypur dhe media elektronike (internet portalet) brenda 30 ditëve nga fillimi i heshtjes parazgjedhore për raundin e parë të zgjedhjeve dhe 30 ditë pas fillimit të heshtjes parazgjedhore për raundin e dytë nëse mbahet…, paragrafi 3 i nenit 76-d të Kodit.