Çairi nuk njeh dënimet e shkollave për ditën e Pavarësisë

Komuna Çair nuk njeh vendimin e Inspektoratit shtetëror për arsim, i cili parasheh dënime në vlerë prej rreth 3 mijë eurosh për drejtorët e shkollave të cilët në 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë e kanë ndërprerë mësimin. 

Në listën e shkollave të dënuara përfshihet shkolla fillore ‘7 Marsi’ apo tanimë ‘Adem Jashari’, që sipas Muzafer Bislimit, përgjegjës për arsim fillor në Komunën Çair, pikërisht atë ditë, kjo shkollë ka pasur aktivitete kulturore me rastin e ndryshim të emrit.

‘Shkollat në Çair kanë punuar ditën e pavarësisë, ka punuar edhe 7 Marsi, bile atë ditë është vendosur edhe pllaka me emrin e ri të shkollës. Tani për tani nuk ka arrit ndonjë shkresë me dënime, nuk ka asgjë zyrtare’ tha Rexhepi.

Ndryshe, sa i përket ndryshimit të emrit të kësaj shkolle me 28 nëntor, Rexhepi thotë se edhe shkolla ‘Adem Jashari’ edhe katër shkollat tjera të cilave emrat ua ndryshuan në shtator të këtij viti, vazhdojnë të mbeten vetëm në tabelat e shkollave e jo edhe në dokumente.

‘Ndryshimi i emrave ende mbetet vetëm në tabelë, do të shohim, do të marrim iniciativa, që të pranohen, do shohim…’ tha Rexhepi.

Ndryshe, dje Inspektorati shtetëror i  arsimit ka dënuar disa drejtorë të shkollave të mesme dhe fillore të Shkupit, Tetovës dhe Gostivarit.

Për nderë të flamurit shqiptar në Dibër edhe zyrtarisht është ndryshuar emir i gjimnazit “Zdravko Çoçkovski” në “28 Nëntori”, kurse shkolla villore “Vëllazërim bashkimi” është emëruar “Penestia”. Emër të ri ka edhe shkolla “7 marsi”, nga komuna e Çairit, e cila në të ardhmen do të quhet Adem Jashari. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button