Hidhet koktel molotovi drejt Ambasadës së SHBA-ve në Shkup

Një person 37 vjeçar ka përfunduar në pranga pasi kish tentuar të hidhte koktel molotovi drejt objektit të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup.

Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë, dhe sipas informacioneve të para, i dyshuari identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, iu kishte afruar hyrjes së Ambasadës dhe nga një largësi 20-metrëshe kishte ndezur koktelin e molotivit dhe e kishte hedhur, por për fat të mirë nuk e goditi cakun, pasi që shpërthimi kishte ndodhur rreth 15 metra larg hyrjes së Ambasadës, transmeton Plusinfo.

Ai kishte ikur menjëherë nga vendi i ngjarjes por ishte arrestuar pas pak nga pjesëtarët e ALFA-s.

Inspektorëve të Policisë, i dyshuari u kishte thënë se aktin e kishte bërë i inspiruar nga filmat.
Policia ka paralajmëruar se do të ngrejë kallëzim adekuat kundër autorit të veprës./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button