Facebook ka fshirë 122 profile dhe faqe kontestuese me prejardhje prej Rusisë

Rrjeti social Facebook kumtoi se javën e kaluar ka fshirë 122 profile, faqe, grupe dhe profile në Instagram nga Rusia të cilët e kanë shkelur politikën e saj për përzierje të huaj dhe qeveritare, njofton Portalb.mk.

Sipas hetimit të brendshëm të Facebook-ut, rrjeti ka qenë i lidhur me kundërzbulimin ushtarak rus dhe qëllimi primar ka qenë Ukraina dhe vendet tjera fqinje të Rusisë nga rajoni.

Funksionimi i këtij rrjeti karakterizohet me taktikë të sofistikuar të anashkalimit të monitoringut të Fejsbukut dhe fshehjes së prejardhjes. Individët që kanë qenë të përfshirë në rrjetin e zbuluar janë paraqitur si qytetarë lokal dhe kanë shfrytëzuar profile të rrejshme që të menaxhojnë me disa grupe dhe faqe dhe të komentojnë në vende të ndryshme.

Pjesa më e madhe e këtyre aktiviteteve kanë ndodhur në vitin 2016-të dhe 2017-të. Edhe pse disa paraprakisht janë zbuluar dhe janë fshirë nga monitoringu automatik i Fejsbukut, disa kanë mbetur aktiv deri në javën e kaluar

Disa nga profilet kanë thënë se janë gazetarë qytetarë dhe i kanë shfrytëzuar identitetet e rrejshme që të kontaktojnë me politikanë, gazetarë dhe personalitete tjera të theksuara në Ukrainë dhe vende tjera duke tentuar që të publikojnë storje të rrejshme për çështje kontestuese politike. Prej profileve gjithashtu janë publikuar përmbajtje, kryesisht ruse, angleze ose ukrainase, në lidhje me lajmet lokale, por edhe me ngjarjet e rëndësishme ndërkombëtare, si rrëzimi i avionit Malejzha në Ukrainë në vitin 2014-të, pjesëmarrja ruse në Siri si dhe dyshimet për rrjedhje të informatave të Shërbimit të Sigurisë Shtetërore të Ukrainës lidhur me tensionet etnike në Krime.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button