Koronavirusi prek edhe ‘Apple’, kompania e fuqishme lajmëron mbylljen e dyqaneve në Kinë

Kompania gjigante e teknologjisë, “Apple”, ka paralajmëruar se efektet e koronavirusit në Kinë do të ndikojnë në prodhimet dhe fitimet e saj. Për këtë arsye, sipas deklaratës së kompanisë, “furnizimi me iPhone në të gjithë botën do të kufizohet përkohësisht”.

Në këtë mënyrë, “Apple” bëhet kompania e parë e madhe amerikane që konfirmon prekjen nga efekti i virusit vdekjeprurës.

“Apple”, në fakt, kishte parashikuar të ardhura rekord deri në 67 miliardë dollarë për tremujorin aktual, nuk e zbuloi se sa ishte vlera në para që do të ndikonte.

Ne nuk presim të arrijmë shifrat që kishim pritur për tremujorin që përfundon në mars”,- tha kompania në një deklaratë publike, duke shtuar se “ata po gjejnë një kthim në normalitet”.

Me shumicën e dyqaneve në Kinë ose që qëndrojnë të mbyllura ose që operojnë me kohë të pjesshme, shitjet e produkteve të “Apple” do të jenë më të ulëta, tha kompania.

Të gjitha dyqanet tona në Kinë dhe shumë nga bashkëpunëtorët tanë janë mbyllur. Përveç kësaj, dyqanet e hapura operojnë me kohë të pjesshme dhe me një numër klientele shumë të ulët. Gradualisht, ne do të hapim përsëri dyqane me pakicë dhe do të vazhdojmë ta bëjmë atë sa më të sigurt që të jetë e mundur”,- tha “Apple” në deklaratë.

Analistët vlerësojnë se virusi mund të ulë kërkesën për telefonat inteligjentë në gjysmëtremujorin e parë në Kinë, që është tregu më i madh në botë për këtë kategori. Industria e automobilëve është një zonë tjetër që është prekur. Në të njëjtën kohë, javën e kaluar, prodhuesi i makinerive të rënda JCB tha se do ndërpresë prodhimin në Mbretërinë e Bashkuar, për shkak të mungesës së pjesëve nga Kina.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button