Mjekët kërkuan pranim te Ivanov dhe Veljanoski

Sot, anëtarët e Sindikatës së pavarur kërkuan pranim te kryetari i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov dhe kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanoski. Ata deri te këto institucione sot i dorëzuan kërkesat për shkak të të cilave mjekët janë në grevë.

Gjithashtu, dorëzuan edhe shembuj të modelit turk dhe atij amerikan për pagesë sipas kontributit, me qëllim që të bëhet krahasim i mënyrës së praktikumit të këtij modeli në Maqedoni dhe në këto vende.

“Duam të jemi partner në krijimin e politikave shëndetësore, asgjë më shumë”, theksoi sot dr. Nikolla Simonovski, kryetar i Sindikatit në spitalin e përgjithshëm në Ohër, gjatë vizitës së delegacionit të mjekëve në Parlamentin e Maqedonisë me qëllim që të kërkojmë takim me kryetarin e Parlamentit, Trajko Veljanovski.

Në qoftë se do të fitojnë pranim tek presidenti, mjekët do të marrin përgjigje në afat prej 15 deri më 30 ditë, aq sa parasheh ligji në situata të tilla. Gjatë asaj kohe greva e mjekëve do të vazhdojë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button