Çair: Shkolla ‘7 Marsi’ riemërtohet në ‘Adem Jashari’

Ashtu siç kishte paralajmëruar, drejtori i shkollës fillore ‘7 Marsi’ në Shkup, Halil Palloshi, unanimisht, ka bërë riemërtimin e shkollës në Adem Jashari. 

Shpalosja e pllakës me emrin e ri u bë dje, në ditën kur edhe heroi është i lindur.

Përgjegjësi për arsim fillor pranë Komunës Çair, Muzafer Rexhepi, mbrëmë gjatë shpalosjes së pllakës me emrin e ri të shkollës, ka thënë se bëhet fjalë për vendim që nuk është në kundërshtim me ligjin.

‘Në këtë ditë siç ishte paralajmëruar nga ana e drejtorit, në ditën e lindjes së heroit legjendar Adem Jasharit, shpaloset edhe pllaka me emrin e tij, në shkollën ish 7 Marsi. Ky është vendim i prindërve dhe i këshillit drejtues të shkollës, që është vendim ligjor, sipas ligjit për arsim fillor’ ka thënë Rexhepi.

Ndryshe, drejtorit Halil Palloshi, ideja për riemëtim të shkollës i lindi në muajin shtator, kur edhe u riemëruan katër shkolla të kësaj komune me emrat të herojve tjerë shqiptarë, dhe të cilat vazhdojnë të mbeten vetëm në tabelë e jo edhe në dokumente, pasi Ministria e Arsimit nuk i konsideron legjitime.

Ndryshe disa vite më parë, emri i shkollës nga “Dame Gruev” në 7 Marsi u ndërrua me kërkesë të Këshillit të partisë së Ali Ahmetit.

7 Marsi nuk është festë e vogël por është dita e arsimit shqip. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button