Boshatiset gjimnazi i Dibrës

Në gjimnazin ,,Zdravko Çoçkovski,, në Dibër, është shënuar interesim minimal si asnjëherë më parë për t’u regjistruar në vitin e parë për vitin e ri shkollor. Kuota e paraparë prej 340 nxënësve, pas afatit të parë për regjistrim në paraqitjen e parë është mbushur vetëm rreth 16 përqind.

“Në gjimnazin tonë, në këtë afat janë paraqitur 91 gjysmëmaturantë, prej tyre 70 me mësim në gjuhën shqipe dhe 21 me mësim në gjuhën maqedone. Nga këta nxënës, gjithsej 48 nxënës janë regjistruar në drejtimin e arsimit gjimnazial, prej tyre 40 me mësim në gjuhën shqipe dhe vetëm 8 nxënës me mësim në gjuhën maqedone. Ka plot vende të lira, 164 për mësim në gjuhën shqipe, 128 për mësim në gjuhën maqedone, prej tyre 130 drejtimi gjimnazial dhe 34 drejtimi ndërtimtari-gjeodezi”, deklaroi Shaban Allajbegu.

Sipas pedagoges së qendrës për arsim të mesëm, shkaku i këtillë vjen si pasojë e asaj se një numër i madh i gjysmëmaturantëve, në fillim paraqiten në shkolla të ndryshme të vendit, por edhe nga fakti i pamohueshëm i migrimit masiv në qytete të tjera, dhe kjo është shkaku kryesor që numri i nxënësve është dita ditës më i vogël. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button