166 qytetarë në Maqedoni të sëmurë nga nga HIV/SIDA

Gjithsej 166 qytetarë në Maqedoni janë të sëmurë nga HIV/SIDA, ndërsa vetëm gjatë vitit të kaluar janë zbuluar 20 raste të reja, në mesin e të cilëve edhe një vajzë.

Nga të regjistruarit, 12 prej të sapoinfektuarve janë të sëmurë nga SIDA, ndërsa tetë janë vetëm bartës të HIV virusit.

Që të zvogëlohet mundësia e rritjes së numrit të të infektuarve nga virusi HIV, në Maqedoni filloi fushata “0 infektime të reja HIV, 0 diskriminim dhe 0 raste të vdekjes”.

Mjekët, edhe më tej këshillojnë që qytetarët si masë parandaluese, të vazhdojnë të përdorin prezervativë, si opsionin më të mirë për zvogëlimin e mundësisë nirusit.ga bartja e virusit.

Statistika botërore thekson se në gjith botën ka 34.2 milionë persona të sëmurë, ndërsa madje 3.4 milionë janë fëmijë, ndërsa vitin e kaluar, janë regjistruar 1.7 milionë njerëz që kanë ndërruar jetë nga kjo sëmundje. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button