Angelov: Shqiptarët ekstremë të mos luajnë me zjarr

Deklarata e kryetarit të BFI-së, Sulejman Rexhepi, në të cilën ai shprehet se bashkimi i trojeve shqiptare është dëshirë e Zotit dhe se bashkimi i forcave të shqiptarëve do të bëhet realitet, ngjalli reagim nga ana e kryetarit të Dinjitetit, Stojançe Angelov, i cili shprehet se maqedonasit duhet të brengosen, sepse  kjo nuk është deklaratë e një njeriu të rëndomtë, por e prijësit të Bashkësisë Fetare Islame. 

“Deklarata e tij është e rrezikshme, destruktive dhe ajo paraqet një thirrje për aspirata territoriale ndaj shtetit maqedonas”, tha Stojançe Angelov, transmeton A1on.

“E ftojmë Gruevskin dhe Jankulloskën, si dhe prokurorin publik që të mos fshihen por të ndërmarrin diçka. Edhe ne pjesëtarët e  forcave të sigurisë shtetërore jemi këtu, edhe pse të pakënaqur dhe të revoltuar nga udhëheqësit e shtetit. Ne e duam vendin tonë dhe çdoherë jemi të gatshëm ta mbrojmë atë”, thuhet më tej në reagimin e tij./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button