A e dini se me 28 nëntor…

Sot është dita e madhe e Pavarësisë, shteti shqiptar shënon 100-vjetorin e të qenit shtet. Të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen festojnë këtë ditë të madhe. Sot ne kujtojmë 28 Nëntorin e viti 1912, ku shqiptarët u mblodhën në Vlorë për të shpallur Pavarasinë e që atëherë ka kaluar tashmë një shekull.

Por a e dini se gjithashtu:

-Më 28 nëntor 1443, Skënderbeu çliron Krujën dhe shpall rimëkëmbjen e principatës së Kastriotëve. Mbi kështjellën e Krujës u ngrit flamuri me shqiponjën e zezë dykrenore.

-Më 28 nëntor 1998, me referendum u miratua Kushtetuta e sotshme e Republikës së Shqipërisë e cila e përkufizon Shqipërinë si republikë parlamentare shtet unitar e të pandashëm, si dhe me qeverisje të bazuar në një sistem zgjedhjesh të lira, të barabarta, të përgjithshme e periodike.

-Më 28 nëntor 1955, në Prekaz, në rajonin e Drenicës së Kosovës u lind Adem Jashari. Ishte një nga arkitektët kryesor të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe kryekomandant i saj.

-Viti i shpalljes së pavarësisë ishte vit i brishtë – vit në të cilin muaji Shkurt i ka 29 ditë. Kjo dukuri paraqitet çdo katër vite. Sivjet, viti 2012 është gjithashtu vit i brishtë.

Në botë:

-Më 28 nëntor  1821 – Dita e pavarësisë së Panamasë. Panamaja ndahet nga Spanja dhe i bashkëngjitet Gran Colombia (republikë jetëshkurtër e përbërë nga shtetet në veri të Amerikës jugore).

-Më 28 nëntor  1991 – Osetia Jugore shpall pavarësinë nga Gjeorgjia.

-Më 28 nëntor  1814 – gazeta The Times në Londër shtypet për herë të parë në mënyrë automatike me presa të lëvizura nga fuqia e avullit, duke sinjalizuar kështu fillimin e informimit masiv dhe disponueshmërinë e gazetave për masat.

– Më 28 nëntor  1960 – Mauritania shpall pavarësinë nga Franca.

/Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button