Kupa e Pavarësisë, fiton Shkëndija e Tetovës

Shkëndija e Tetovës është fituesja e turneut “Kupa e Pavarësisë 2012” që u zhvillua në Vlorë. 

Skuadra shqiptare nga Maqedonia do të mbahet mend gjatë pasi triumfi në këtë turne mbarëshqiptar përkon me festën e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. 

Shkëndija mundi me 11-metërsha në finale skuadrën kosovare të Prishtinës. 

Kjo është hera e dytë që ky trofe fitohet nga një skuadër shqiptare nga Maqedonia pasi më parë e kishte fituar edhe ekipi i Renovës. 

Flamurtari kryeson me 2 trofe, ndërkohë që vitin e kaluar këtë trofe e fitoi skuadra kosovare e Hysit. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button