Pompeo josh aleatin e Rusisë: Ju sjellim sado naftë që të dëshironi

Sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo tha sot pas bisedimeve me presidentin bjellorus Alexander Lukashenko dhe ministrin e jashtëm Vladimir Makei se Shtetet e Bashkuara janë gati të frunizojnë Bjellorusinë me të gjitha burimet e energjisë që dëshirojnë, me çmime shumë kompetitive.

Zhvillimi vjen pas raportimeve për probleme energjetike mes Bjellorusisë dhe aleatit të saj tradicional Rusisë.

“Prodhuesit tanë janë të gatshëm të sjellin 100% të naftës që dëshironi me çmime kompetitive. SHBA kërkon të ndihmojë Bjelolorusinë në ndërtimin e shteti të saj sovran. Ne jemi prodhuesi më i madh i energjisë në botë dhe ju duhet vetëm të na thoni,” tha Pompeo, i cili më parë e ka quajtur Bjellorusinë “bastion i tiranisë” prej politikave pro-ruse, transmeton Top Channel.

Zhvillimi vjen pas raportimeve për një ndalim të furnizimeve ruse për vendin më 1 janar pas dështimit të arritjes së marrëveshjes së vitit 2020. pro furnizimet rinisën më 4 janar nga kompanitë Russneft e Neftisa.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button