Idlib, të paktën 15 civilë të vrarë në sulmet e regjimit dhe Rusisë

Si pasojë e sulmeve të kryera gjatë ditës nga avionët e regjimit të Bashar al-Asadit dhe Rusisë ndaj vendbanimeve në rajonin e deeskalimit në Idlib të Sirisë të paktën 15 persona e kanë humbur jetën, raporton Anadolu Agency (AA).

Regjimi i Asadit ka ndërmarrë sulme tokësore dhe ajrore ndaj zonave Teftenaz, Neyreb dhe Binnesh të Idlibit si dhe ndaj zonave Ureim Kubra dhe Hayyan të Halepit.

Sipas Observatorit ajor të opozitarëve, edhe avionët luftarakë të Rusisë kanë kryer sulme ndaj fshatrave Sermin, Kumeynas, Maret Nısan dhe qendrës së Idlibit si dhe ndaj fshatrave Han el Asal, Maret Artik, Rashidin, Kefer Hamra, Babis, Kefer Naha, Humeyra, Kalaciyye, Hureytan dhe Anadan të Halepit.

Ndërkohë sipas të dhënave të marra nga burimet e Mbrojtjes Civile (Beretat e Bardha) në sulmet e regjimit të Asadit kanë humbur jetën 7 civilë nga të cilët nga një civil në fshatin Ahyyan, rajonin Teftenaz dhe në qendër të Idlibit si dhe 4 civilë në zonën Urim Kubra të Halepit.

Gjithashtu 8 civilë e kanë humbur jetën në sulmet që avionët luftarakë të Rusisë kanë kryer në orët e mbrëmjes në qendrën e qytetit Idlib.

Në këtë mënyrë ka arritur në 15 numri i civilëve që kanë humbur jetën në sulmet e ndërmarra gjatë ditës nga regjimi i Asadit dhe Rusia.

Ekipet e Mbrojtes Civile vazhdojnë punimet e kërkim-shpëtimit dhe heqjen e rrënojave në vendin e ngjarjes.

Ndërkohë theksohet se Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) vazhdojnë përforcimet ushtarake në rajonin e deeskalimit në Idlib. Autokolona e TKS e përbërë nga shumë tanke është vendosur në pika të ndryshme të Idlibit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button