Berisha rikthehet në zyrën e kryeministrit

Kryeministri Sali Berisha është fotografuar për herë të parë në publik që pas datës 23 qershor. 

Berisha, tashmë kryeministër në detyrë, është fotografuar në momentin e lënies së apartamentit të tij pranë “Rrugës së Elbasanit”. 

Në shoqërinë e truprojave të tij është drejtuar per ne ambasaden hungareze, ku ka shprehur ngushellimet e tij per largimin nga jeta te ish-kryeministrit te ketij vendi. Me pas mesohet se Kryeministri eshte drejtuar ne seline e Qeverise, ndersa mbledhja e kabinetit do te zhvillohet neser ne oren 11.00. 

Një ditë më parë kryeministri i shoqëruar nga kryebashkiaku i Tiranës, Lulzim Basha, takoi në presidencë Presidentin e Republikës, Bujar Nishani. 

Nuk ka asnjë informacion, si nga zyra e kryeministrit ashtu edhe nga ajo e presidentit mbi atë që është diskutuar në takim. 

Ka aludime se Berisha po përgatit dorëheqjen edhe nga Partia Demokratike dhe vizita në presidencë i shoqëruar nga Basha interpretohet si “bekimi i lënies së testamentit të trashëgimisë politike” për të. 

Lajme të ngjashme

Back to top button