80 palestinez të vrarë, 660 të plagosur

Tre palestinezë, midis të cilëve edhe një fëmijë, herët në mëngjes janë vrarë në sulmin e ri ajror izraelit në qytetin Gazë, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë në territorin palestinez, e cila është e kontrolluar nga lëvizja islamiste Hamas.

Sulmi është kryer në lagjen Zejtun në qytetin Gaza, me çka tërësisht është shkatërruar stacioni policor në qytet.

Rripi i Gazës gjatë natës është sulmuar edhe nga anijet ushtarake izraelite.

Me viktimat e fundit, numri i të vrarëve nga fillimi i operacionit ushtarak izraelit në enklavën bregdetare arrin 83 persona, prej të cilëve 80 palestinezë, kryesisht civilë dhe tre izraelitë. Të lënduar janë 660 palestinezë dhe 41 izraelitë. Gjithsej 31 palestinezë prej të cilëve shumica gra dhe fëmijë, e humbën jetën dje në ditën më vdekjeprurëse nga fillimi i aksionit ushtarak.

Lajme të ngjashme

Back to top button