Irani dënoi me vdekje një burrë që thotë se ishte spiun i CIA-s

Drejtësia në Iran dënoi me vdekje një person, ndërsa dy të tjerë me burgime të gjata, pasi, siç tha, ata spiunuan për Agjencinë Qendrore të Inteligjenës në Shtetet e Bashkuara – CIA.

Gjykata e Lartë e Iranit e konfirmoi dënimin me vdekje për Amir Rahimpour, i cili ka spiunuar dhe ka bërë përpjekje të kalojë informacione rreth programit bërthamor të Iranit te SHBA-ja, tha zëdhënësi i gjyqësorit të Iranit, Gholamhossein Esmaili, transmeton REL.

Ai shtoi se dënimi do të ekzekutohet së shpejti.

Esmaili nuk dha detaje se për çfarë saktësisht akuzohet Rahimpour dhe as për moshën apo sfondin e tij.

CIA nuk ka dalë ende me ndonjë deklaratë.

Dy persona të tjerë, që punojnë për një organizatë bamirëse, u dënuan me nga 15 vjet burgim, nën akuzat se kanë spiunuar për CIA-n dhe kanë vepruar kundër sigurisë kombëtare të Iranit, tha po ashtu Esmaili.

Emrat e tyre nuk u bënë publikë.

Irani ka dënuar edhe më parë spiunë të dyshuar për SHBA-në dhe Izraelin.

Shahram Amiri është spiuni i fundit i supozuar që është varur në gusht të vitit 2016.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button