Google , operator i ri telefonik?

Kohë të gjatë sillen thashethemet se Google ka ndërmend të paraqitet në industrinë telefonike si operator telefonik, mirëpo deri më tani nuk ka pasur konfirmime zyrtare. Në lidhje me këtë, Wall Street Journal publikoi shkrim në të cilën u publikuan planet konkrete të Google në këtë drejtim

Sipas Wall Street Journal,Google në muajin e kaluar ka pasur biseda me Dish Network, kompani e cila është platformë për televizion satelitor në SHBA, për partneritet eventual për wireless operator. Qëllimi i Google është të krijon kompani e cila do të jetë konkurrente me AT&T dhe Werizon Wireless.

Sipas Wall Street Journal bisedat me Dish Network zhvillohen ngadalë pa përparim të madh, mirëpo për atë Google ka marrë parasysh edhe disa kompani tjera me të cilat mund të bashkëpunojë, me të cilën kuptohet se qëllimet e saja për krijimin e një operatori të ri janë reale.

Lajme të ngjashme

Back to top button