Qeveria ‘hapet’ para publikut

Ministrat e kabinetit qeveritar në Maqedoni sot para kryeministrit Nikolla Gruevski do të japin llogari lidhur me punën e tyre.

Seanca e qeverisë është paralajmëruar të jetë e hapur për opinionin publik, me ç`rast të gjithë ministrat do të japin llogari për realizimin e projekteve dhe synimeve të tjera gjatë mandatit ministror. Kryeministri Nikolla Gruevski do të dëgjojë edhe drejtorët e ndërmarrjeve publike, të cilët gjithashtu do të shpalosin punën dhe detyrimet e tyre.

Zëdhënësi i Qeverisë, Muhamet Hoxha deklaroi se kjo është një praktikë transparente që qytetarët të njihen me punën e ministrave dhe aktiviteteve qeveritare. 
Sipas tij, në rendin e ditës së mbledhjes së Qeverisë janë 100 pika të rendit të ditës

Lajme të ngjashme

Back to top button