Merkeli: duam të mbetemi miq me Londrën edhe pas Brexitit

Bregziti paraqet “prerje të thellë” për Gjermaninë dhe për tërë Evropën, tha kancelarja gjermane Angela Merkel të premten duke shtuar se pret negociata “intensive” për marrëdhëniet e ardhshme me Britaninë e Madhe.

“Gjermania dëshiron të mbetet partner i afërt dhe mik i Britanisë së Madhe”, tha ajo në video porosinë e publikuar disa orë para daljes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian.

Në të njëjtën, ajo potencoi se Evropa do t’i mbroj interesat e saj, posaçërisht integritetin e tregut të vetëm evropian në negociata të vështira që vijojnë këtë vit në definimin e marrëdhënieve të ardhshme tregtare mes bllokut të 27 vendeve tjera dhe Londrës.

Ajo potencoi se këto negociata do ta shënojnë këtë vit dhe pret negociata intensive, duke dërguar paralajmërim për britanikët.

“Sa më shumë britanikë do të vendosin për kushtet në tregun e vetëm, aq më shumë do të ndryshohen marrëdhëniet tona të ardhshme”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button