Aksident në Egjipt, vdesin 47 fëmijë

Dyzet e shtatë fëmijë të kopshtit kanë humbur jetën në Egjipt, kur një tren është përplasur me autobusin e tyre në një kalim hekurudhor.

Guvernatori i provincës Assiut i ka thënë televizionit shtetëror se 13 fëmijë të tjerë kanë marrë plagë të rënda.

Autobusi, i cili transportonte 60 fëmijë në një udhëtim të organizuar, është goditur rreth 356 kilometra në jug të Kajros.

Ministri i Transportit, Rasha dal-Metini, ka dhënë dorëheqje për shkak të tragjedisë, duke thënë se ai “merr përgjegjësitë” për aksidentin.

Presidenti Mohamed Morsi ka pranuar edhe dorëheqjen e kreut të autoritetit hekurudhor të Egjiptit.

Lajme të ngjashme

Back to top button