Struga, qyteti i turizmit dhe poezisë

Në qytetin e Strugës dhe rrethinë jetojnë banorë të cilët i përkasin disa nacionaliteteve të ndryshme si shqiptarë, maqedonas, turq, rom, vllehë e tjerë. Me numër më të madh janë shqiptarët të cilët edhe janë udhëheqës të institucioneve më të rëndësishme komunale. Para de centralizimit komuna e Strugës udhëhiqej nga kuadrot maqedonas, ndërsa shqiptarët i udhëhiqnin vetëm komunat rurale të cilat kanë qenë të banuara tërësisht nga shqiptarët si komunën e Veleshtës, Dollogozhdës, Ladorishtës.

Edhe pse disa dekadat e fundit si në të gjithë vendet e ish-Jugosllavisë, ashtu edhe shqiptarët në Strugë kanë qenë të nënçmuar në aspektin etnik, por ka shumë banorë më të moshuar të cilët tregojnë se shumë vite më herët banorët të cilët kanë jetuat në Strugë dhe rrethinë kanë pasur bashkëjetesë shumë të mirë, ndërsa urrejtjet, paragjykimet dhe stereotipet në aspektin etnik dhe fetar në popullatë janë imponuar nga politikat e ndryshme dhe me qëllime sunduese të cilat janë luajtuar në vitet e fundit.

Lidhur me problemet etnike të cilat kanë qënë më të ndjeshme vitet e fundit mbahen mend vetëm zënkat në shkollat e mesme “Dr. Ibrahim Temo” dhe “Niko Nestor”, ku nxënësit shqiptarë dhe maqedonas janë përleshur për arsye të ndryshme, por edhe pse këto përleshje nuk kanë pasur arsye në bazë etnike, nga disa individë janë politizuar dhe janë trajtuar në përmasa të panevojshme.

Prej viti 2001, në qytet janë bërë shumë ndryshime të mëdha, si në aspektin ekonomik, turistik, kulturor dhe sportiv.

Vlen të përmendet se suksese të mëdha kanë shënuar shumë ndërmarrje private të cilat kanë veprimtari të ndryshme prodhuese, investitor të të cilëve janë struganë të cilët kanë punuar në shtetet evropiane, por kanë ardhur në vendlindje për të investuar, dhe për momentin dominojnë me bizneset e tyre jo vetëm në Strugë dhe rrethinë por edhe më gjërë. Zhvillim ekonomik akoma më i madh është bërë edhe me zhvillimin e turizmit, ku tani plazhet e qytetit kanë marrë një pamje jashtëzakonisht të bukur, pas marrjes nën konçesion nga investitorët privat të cilët kanë bërë investime adekuate, me çka tërhiqen më shumë turistë, ndërsa dy vitet e fundit, falë linjave ajrore Çarter, ka pasur edhe mjaftë turistë nga Holanda dhe stetet tjera skandinave.

Struga, tërheqëse për të huajt është edhe me dy manifestimet kulturore mjaftë të rëndësishme si Frestivali i këngëve dhe valleve “Këngë jeho” në të cilin për çdo vit marrin pjesë Shoqëri Kultoro-Artistike nga të gjitha trojet shqiptare, të cilat për mes këngëve dhe valleve prezantojnë kulturën dhe traditat e rretheve nga të cilat ata vijnë.

Qyteteti në nivel botëror njihet edhe si qendra e poetëve, për shkak se për çdo vit të javës së fundit të muajit gusht mbahen “Mbrëmjet strugane të poezisë”. Në këto mbrëmje marrin pjesë poetët më të shquar nga e gjithë bota, të cilët para publikut strugan por edhe mysafirëve tjerë recitojnë poezitë, ndërsa fituesi i viti mbjell edhe pemën në “Parkun e poezisë” në qendër të Strugës.

Qyteti ka edhe mjaftë emra të njohur në sferën e sportit ku vlen të përmendet fudbollisti nga fshati Livadhi, Artim Shaqiri, i cili ka luajtur në disa klube të rëndësishme evropiane ndërsa për disa vite me radhe ka qenë edhe futbollisti më i rëndësishëm në reprezentacionin e Maqedonisë, Mirdi Limanin i cili është kampion bote në Kik-Bok, Nasi Hani i cili është boksier mjaft i njohur, Klubi i karatesë Arena, klub i cili në qytet ka sjellë disa medalje të arta ndërsa më të funditat janë dy të arit dhe një e argjendët, të fituara në kampionatin evropian në “Wodo-Kaj” karate në Lisbonë, ndërsa vlen të përmendet edhe klubi i fudbollit të qytetit “Vllaznimi” i cili është klubi më i preferuar në Struganët.

Qyteti i Strugës suksesin më të madh, vitet e fundit e ka shënuar edhe në zhvllimin e arsimit, dhe tani quhet edhe si qytet Universitar, pasi që për momentin veprojnë tre Universitete në të cilët studiojnë me qindra studentë. Më e rëndësishme është që falë Universiteteve në qytet vijnë edhe studentë nga Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi. Me këtë struganët vlerësojnë se bëhet edhe një rritje më e madhe e zhvillimit ekonomik, pasi që studentët përveçse studiojnë ata investojnë në qytet, duke harxhuar të holla për banesa, për ushqime dhe për veshje.

Lajme të ngjashme

Back to top button