Shkupi protestoi për paqe në Gazë (FOTO)

“Stop gjenocidit mbi Gazën”, “Paqe në Gaza”, “Edhe fëmijët palestinez duan jetë”, “Mbështetje për Gazën”…, janë vetëm disa nga pankartat që të premten, dhjetëra qytetarë nga të gjitha etnitetet dhe besimet fetare në Maqedoni në mënyrë të qetë në Çarshinë e Shkupit shënuan protestë kundër sulmeve të ushtrisë izraelite kundër Gazës.

Organizatore e kësaj proteste janë paraqitur një grup qytetarësh dhe shoqata “Elita”, të cilët kanë shprehur indinjatën e tyre me thyerjen e të gjitha të drejtave dhe lirive të njeriut në Gaza. Fjalime të shkurtra që kanë dënuar sulmet izraelite kanë mbajtur të pranishëm të shumtë, kryesisht studentë.

“Gaza nuk ka armatë të saj, as aviacion dhe as marinë ushtarake. Kjo donë të thotë se agresioni në Gaza nuk është konflikt, por gjenocid. Përdorimi i tepruar dhe i tejkaluar i dhunës dhe sulmeve izraelite nuk arsyetohet me asgjë, por bëhet fjalë për krime ushtarake, për të cilët bashkësia ndërkombëtare po hesht. Por, për këtë ne jemi këtu, ne nuk heshtim. Ne e ngrisim zërin tonë kundër padrejtësisë dhe i rikujtojmë të tjerët të na bashkëngjiten, sepse heshtja ndaj një krimi është pjesëmarrje në të”, ka thënë njëri ndër organizatorët, Jasmin Rexhep.

Lajme të ngjashme

Back to top button