Ligji për Branitella shpien deri në homogjenizim etnik

Maqedonia ndonjëherë bëhet pre e situatave politike të komplikuara, si që ndodh aktualisht me sfidat që janë paraqitur në planin e tolerancës ndëretnike. Për to, sot në Ditën botërore të tolerancës flasin ekspertët.

Musa Musai, ekspert për psikologji në Universitetin Shtetëror të Tetovës thotë se Maqedonia gjendet mes dy opsioneve.

“Nuk kisha thënë se ekziston jo-tolerancë e plotë. Ka një bashkëpunim deri diku mes njerëzve, qëndrime të përbashkëta për kulturën, arsimin, ndonjëherë edhe për politikën. Por, nëse vendoset në qendër politika dhe faktorët e tjerë të cilat implikojnë motive etnike apo politike, atëherë ndoshta ka hapësirë për të folur për jo-tolerancën mes etniteteve” thotë Musai për Deutsche Welle.

Aleksandar Krzhalovski, drejtor ekzekutiv i “Qendrës Maqedonase për bashkëpunim ndërkombëtar” është decid se Maqedonia nuk është vend jo-tolerant.

“Madje, mund të them se Maqedonia mund të eksportojë tolerancë në disa vende të regjionit dhe botës. Këtu ekziston një traditë e lartë e jetesës në bashkësi multikulturore dhe bashkëpunimit” thotë ai.

“Nuk mund të dihet ku është toleranca ndëretnike deri sa nëpër rrugë valojnë flamurët etnik” thotë profesori Musai.

Ligji për Branitella shpien deri në homogjenizim etnik

Propozim ligji për pjesëtarët e forcave të sigurisë maqedonase e çon Maqedoninë në homogjenizimin e maqedonasve dhe shqiptarëve. Kështu shprehet ekspertja për marrëdhënie ndëretnike në Institutin për hulumtime sociologjike dhe juridiko-politike në Shkup, Mirjana Malevska për Deutsche Welle.

“Kjo është një situatë shumë e rrezikshme. Tendencat e BDI-së ta zgjidh atë me mjete politike dhe parlamentare ndihmon për mos të eskaluar konflikti. Deri sa zgjat kjo procedurë shoqëria është ende e sigurtë sepse përdorën mjete politike. Por, të ketë kufij për çdo gjë” thekson Malevska.

Kërzhallovski bazohet në analizën më të re të “Institutit për demokraci” në Shkup sa i përket këtij ligji.

“Ligji nuk do të kalojë ashtu si që është i propozuar. Ligji nuk është kontestues por fakti që nuk përmenden pjesëtarët e UÇK-së në të. Rekomandim është që të provohet zgjidhje tjetër e cila nuk domethënë të jetë ligjore për tu përfshirë edhe ato pjesëtarë në konfliktin e vitit 2001. E drejta ndërkombëtare thotë se nuk mund të barazohen pjesëtarët e një konflikti. Është e nevojshme një qasje gjithëpërfshirëse dhe re-integrim i tyre në shoqëri përmes programeve të punësimit ose të ngjashme të cilat nuk është e patjetërsueshme të financohen nga buxheti shtetëror por me para të ndërkombëtarëve” thotë Kërzhallovski. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button