Ivanov në Vjenë, merr pjesë në Kongresin “90 vite Pan-Evropë”

Kryetari i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov, sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë në Vjenë, Republika e Austrisë, ku do të marrë pjesë në Kongresin “90 vite Pan-Evropë” në organizim të Unionit ndërkombëtar Panevrpian. 

Presidenti Ivanov do të ketë fjalim në hapjen zyrtare të Kongresit, ndërsa në suaza të vizitës do të realizojë disa takime mes të cilave me presidentin e Republikës së Austrisë, Hajnc Fisher me kryetarin e Këshillit Evropian, Herman Van Rompuj, si dhe me kryetarin e Unionit ndërkombëtar Panevropaun, Alen Terenoar. 

Unioni ndërkombëtar Panevropian konsiderohet si lëvizja më e vjetër evropiane për bashkim, e themeluar nga ana e Riçard Kudenhove Kalergi, ndërsa anëtaret e saj angazhohen për Evropë të bashkuar politike dhe ekonomike./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button