Shkupjanët protestojnë kundër dhunës në Gazë

Shoqata edukativo-kulturore “Klubi Elita” nesër (e premte) me fillim në orën 13:00 organizon protestë paqësore me moton “Paqe për Gazën”, pas lajmeve për përshkallëzimin e dhunës në Rripin e Gazës.

Protesta do të zhvillohet në Çarshi të Shkupit, në sheshin para xhamisë “Murat Pasha”, ndërsa përveç recitimit të Kur’anit, recitaleve dhe duave për banorët e Gazës, organizatorët do të lexojnë edhe mesazhin e protestës.

Izraeli ka realizuar sot sulme ajrore ndaj Gazës dhe është raportuar për të paktën 15 palestinezë të vrarë, ndër ta edhe një fëmijë./Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button