Bosi i Huawei thotë se mund ti rezistojnë çdo sulmi nga Shtetet e Bashkuara

Themeluesi dhe CEO i Huawei ka një mesazh për politikanët dhe liderët e biznesit që do të mblidhen në Davos. Kompania e tij mund të përballojë sulme edhe më të ashpra nga Shtetet e Bashkuara.

“Duke qenë se vitin e kaluar fituan eksperiencë, jemi bërë më të fortë dhe më konfident se mund ti rezistojmë edhe sulmeve të tjera,” tha Ren Zhengfei ditën e Marte gjatë një paneli në Forumin Ekonomik Botëror.

Pavarësisht një marrëveshjeje të brishtë tregtare mes Kinës dhe SHBA, dy ekonomitë më të mëdha në botë mbeten në një luftë për supremaci teknologjike.

Huawei ka qëlluar në mes të kësaj beteje. Vitin e kaluar Shtetet e Bashkuara e vendosën në listën e zezë të eksporteve duke ja ndaluar çdo kompanie të shesë tek Huawei, transmeton PCWorld Albanian.

Administrata Trump u ka bërë thirrje edhe aleatëve që të bojkotojnë Huawein dhe teknologjinë 5G të kompanisë. Zyrtarët Amerikanë e konsiderojnë kërcënim për sigurinë.

“Nuk na dëmtoi shumë,” tha Zhengfei. “I rezistuam dhe sulme të tjera nuk përbëjnë shqetësim për ne,” vijoi Ai.

Një ekzekutiv i lartë i Huawei në Dhjetor tha se të ardhurat në 2019-ën u rritën me 19% krahasuar me një vit më parë por tha se 2020 mund të jetë vit më i vështirë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button