Pse i sollën homoseksualët në Çarshi?

Pse pikërisht zgjodhën Çarshinë e Vjetër të Shkupit për vendosjen e zyrës së homoseksualëve? Këtë pyesin qytetarët dhe afaristët e Çarshisë. Disa prej tyre e cilësuan si provokim për kulturën dhe traditën e Çarshisë, e cila frymon në frymën Islame të trashëguar që nga koha Osmane, shumë larg dukurive të cilat morën objekt përfaqësues mu në mes të Çarshisë, 20 metra larg Xhamisë  së Murat Pashës.

“Neve na pengon edhe atë shumë. Shqiptarët nuk kanë nevoj për zyre të tilla, ndërsa në këtë rrethinë 90% jemi shqiptarë. Mendoj se kjo është një provokim i qëllimshëm për ne” – tha pronari i një shitoreje të vendosur në objekt fqinj me zyrën e LGBT-së.

“Nuk e di çfarë kërkojnë në Çarshi. Kjo nuk është aspak në rregull. Le të bëjnë zyrë aty ku ka dukuri të tilla. Te shqiptarët dhe myslimanët nuk ka” – tha një tjetër qytetar.

Pjesa më e madhe e Çarshisë ka qenë vakëf në kohën osmane. Për këtë shkak edhe vetë Bashkësia Fetare Islame në Maqedoni është deklaruar kundër hapjes së kësaj zyreje në Çarshi.

“Çarshia e vjetër e Shkupit i takon kulturës dhe sistemit Islam të periudhës Osmane, kështu që është fund e krye trashëgimi kulturore e Perandorisë Osmane dhe identifikohet me kulturën Islame, andaj për çdo iniciativë që mund të merr dikush për të hapur zyrë të cilët janë jo konform të standardeve të asaj çarshie, ne asnjëherë nuk do të pajtohemi. Jo vetëm ne si BFI por as qytetarët dhe afaristët në dyqanet dhe objektet në Çarshinë e vjetër janë të indinjuar, ngase nuk ka hije. Neve si mysliman jemi shumë larg këtyre dukurive, nuk kemi dukuri të tilla në shoqërinë tonë, andaj nuk pajtohemi që më zgjidhje të tilla të njolloset Islami dhe të mundohen të na identifikojnë me zyre të tilla” – tha Abaz Islami, zëdhënës i BFIM.

Ai tha se nuk përjashtohet mundësia që BFI të reagojë edhe më ashpër për hapjen e këtij objekti.

“Neve gjithmonë jemi kundër kësaj, dhe nëse vjen deri te nevoja që të dalim edhe më fuqishëm, edhe më zëshëm me reagim, ne do të reagojmë në mënyrë adekuate” – tha Abaz Islami.

Ndryshe, qytetarët e Shkupit kanë reaguar edhe me dhunë kundër hapjes së kësaj zyreje. Disa orë pas përurimit janë demoluar zyrat e Qendrës për përkrahjen e komunitetit LGBTI ose personave me orientim lesbik, homoseksual, biseksual dhe transeksual në Çarshinë e Vjetër të Shkupit./Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button