Në shkollën e mesme ekonomike “Gostivari”, hapet solemnisht Qendra e karrierës

Me prerjen simbolike të shiritit nga ana e kryetarit të komunës së Gostivarit – Rufi Osmani, drejtori i EDC – Erik Batler dhe drejtorit të SHMEK – Toni Efremoski në mënyrë solemne zyrtarisht u hap Qendra e karrierës.

Hapja e kësaj qendre bëhet  në kuadër të projektit Rrjeti YES, ndërsa është e dedikuar për përmirësim të shkathtësive të nxënësve dhe personave të moshës prej 16 deri në 27 vjeç, për të kërkuar punë, respektivisht për rritje të nivelit të shkathtësive për komunikim dhe lidership.


“Punësimi sot nuk është vetëm një obligim por paraqet një sfidë, pa të cilën qytetarët e Gostivarit nuk kanë perspektivë. Investitorët nuk mund të gjejnë persona te kualifikuar dhe te profesionalizuar për një punë të caktuar. Jo rastësisht ne mbështetëm hapjen e kësaj Qendre për karrierë dhe jo rastësisht Këshilli i Komunës së Gostivarit mori vendim për themelimin e Këshillit ekonomiko social, nëpërmjet të të cilit do të realizojmë planet dhe vizionet.

Presim që kjo qendër të cilën sot e hapim solemnisht, të realizojë objektivin e saj kryesor, gjegjësisht të mundësoj më shumë punësime”, nënvizoi kryetari I komunës së Gostivarit Rufi Osmani.

Drejtori i EDC – Erik Batler, në fjalën e tij përshëndetëse foli për qëllimet dhe rolin e kësaj qendre, duke vënë theksin në mundësinë e gjetjes së një vendi të punës si problem aktual duke theksuar se duhet vendosur një paralele ndërmjet kërkesave dhe ofertave të punës.

Të pranishmit i përshëndetën edhe drejtori Toni Efremoski dhe nëndrejtori Shpëtim Elezi, të cilët në emër të kolektivit dhe nxënësve të kësaj shkolle falënderuan USAID-in për hapjen e Qendrës së karrierës, ndërsa kryetarin Osmani për ndërtimin e objektit shtesë të kësaj shkolle me mjete nga buxheti komunal./portalb/

    

Lajme të ngjashme

Back to top button