Gjinekologjia e Çairit, edhe pak është gati!

Pas gati dy dekadave, si duket iu dha fund me sukses punimeve të spitalit për gjinekologji dhe akusheri në  Çair, që tanimë mban emrin ‘Nënë Tereza’.

Drejtori i spitalit, Menduh Jegeni, thotë se kanë përfunduar punimet me sukses dhe se ajo që ka ngelur është inventari, të cilin do ta marrin shumë shpejtë.

‘Objekti i spitalit gjinekologjik në Çair është i përfunduar, punimet kanë mbaruar presim vetëm këto ditë të na arrij inventari, dhe të llogaritet i komplentuar, është një projekt që përfundoi me sukses’ tha Jegeni.

Jegeni i pyetur për përfaqësimin e shqiptarëve në këtë institucion nuk deshi të komentoj, vetëm tha se janë mjaftë të kënaqur me numrin e kuadrove shqiptare në spital.

Spitali i specializuar për gjinekologji dhe akusheri në Çair është materniteti i dytë sipas madhësisë në vend, me rreth 3000 lindje në vit. 

Ky spital parashihet  të fitojë salla të reja bashkëkohore për lindje, dhoma dy krevatwshe dhe apartamente të standardeve më të reja, me çka pacientët do të fitojnë trajtim më bashkëkohorë dhe qëndrim më të këndshëm në spital.

Ndryshe, në verën e vitit 2010, kanë filluar punimet në fakt rikonstruimi i objektit, ndërsa spitali i Çairit për rreth 2 dekada me rradhë nuk ishte prekur me dorë për rikonstruim a investim.

Projekti ka kushtuar diku 2 milion euro./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button