Vazhdon seanca e 45-të kuvendore

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot në kuadër të seancës së 45-të sot do ta vazhdojë debatin rreth Propozim ligjit për ndryshim të Ligjit për pagesën e rrogave në Republikën e Maqedonisë, me procedurë të shkurtuar. 

Në rend dite të kësaj seance janë edhe Propozimi i ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për mbrojtje shëndetësore, me procedurë të shkurtuar, Propozimi i ligjit për të drejtat e veçanta të pjesëtarëve të forcave të sigurisë të Republikës së Maqedonisë dhe të anëtarëve të familjeve të tyre, me procedurë të shkurtuar, i propozuar nga deputetët e VMRO-DPMNE-së, propozimet e ligjeve për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për tatimin e vlerës së shtuar, të Ligjit për lundrim të brendshëm, të Ligjit për aviacion, të gjitha në lexim të parë dhe Propozimi i ligjit për ndryshim të Ligjit për sistemin hekurudhor, në lexim të parë. 

Deputetët duhet të debatojnë edhe për Propozimin e ligjit për dërgimin e punëtorëve nga Republika e Maqedonisë në shtete tjera për kryerjen e punëve ndërtimore dhe Propozimin e ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për evidencat nga sfera e punës, në lexim të parë. 

Në kuadër të kësaj seance do të debatohet edhe për informacionin për intensifikimin e procesit të zhvendosjes nga Republika e Maqedonisë, për shkak të politikave qeveritare, si dhe për më shumë interpretime autentike./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button