Osmani prezanton anketën e Rejting-ut, Gostivari është i yni

Qytetarët e komunës së Gostivarit janë të kënaqur me punën e kryetarit aktual Rufi Osmani. Kështu tregon një hulumtim të cilin nga data 17 deri më 25 tetor e ka bërë agjencia Rejting.

RDK, muajin e kaluar në mënyrë intensive hulumtoi opinionin publik në komunën e Gostivarit me qëllim që të merr përgjigje kthyese mbi problemet e qytetarëve dhe matjen e nivelit të kënaqësisë nga puna e kryetarit Rufi Osmani.

Agjencia “Rejting”, në ekzemplar reprezentativ prej madje 1000 të anketuar, e hulumtoi opinionin e qytetarëve të komunës mbi tema të ndryshme me interes publik. Rezultatet janë me saktësi prej +/- 2,1%. 66.5 për qind e të anketuarve mendon se komuna zhvillohet në kahje të drejtë, kurse 75 për qind prej tyre janë të kënaqur më punën e kryetarit Rufi Osmani. Në vazhdim i shpalosim rezultatet e përgjithshme të këtij sondazhi.

Në përgjithësi, a do kishit thënë se në komunën tuaj zhvillohen në kahe të drejtë ose të gabuar?

2. Sa jeni personalisht të kënaqur nga puna e deritashëm e kryetarit Rufi Osmani?

Madje 49,9% e qytetarëve janë përgjigjur se Rufi Osmani meriton rizgjedhje në postin kryetar komune nëzgjedhjet e radhës.

Lajme të ngjashme

Back to top button