Deri në pranverë, ikni nga sheshi kur të vetojë!

Sheshi Maqedonia do të pajiset me rrufepritës vitin e ardhshëm. Qyteti i Shkupit në buxhetin për vitin e ardhshëm ka paraparë 4 milionë denarë për ndërtimin e rrufepritësit në qendër të qytetit.

Para pesë muajsh, nga kabineti i kryetarit të qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski, pas shkrimit në gazetën “Vest” se për shkak të përmendoreve të shumta në sheshin e qytetit, i njëjti nuk është i sigurt nga rrufetë, reaguan se nuk ka nevojë për rrufepritës në këtë lokacion.

“Shtyllat elektrike të vendosura në sheshin Maqedonia janë të tokëzuara dhe me këtë ato janë të mbrojtura nga rrufetë. Qyteti i Shkupit në mënyrë të rregullt bën kontrolle të instalimit elektrik dhe të gjitha janë në funksion”, thanë në qershor të këtij viti nga Qyteti i Shkupit.
Që kur filluan me vendosjen e përmendoreve në qendër të qytetit, ekspertët alarmuan që menjëherë duhet të vendosen rrufepritës, me qëllim që të evitohet ndonjë fatkeqësi me pasoja katastrofike.

“Në sheshin e qytetit gjenden dy përmendore gjigande, të cilat së bashku janë tërheqës shumë të mirë të rrufeve. Përmendoret kanë mbrojtje shumë të mirë nga rrufetë, që do të thotë se nuk ka rrezik për Aleksandrin, por sigurisht që ka për personat të cilët do të gjenden në afërsi të përmendoreve, pasi që përmendoret e bartin rrufenë në tokë. Rreziku rritet me faktin se përmendorja gjendet në fontanë, në ujë, ndërsa uji është përçuesi më i madh i rrymës elektrike. Për më tepër, prezenca e lumit Vardar në afërsi është një magnet për rrufetë, prandaj, për të mos ardhur deri  te ndonjë fatkqeësi,  është e nevojshme që menjëherë të vendosen rrufepritës në këtë lokacion”, paralajmëruan ekspertët për rrufepritës para pesë muajsh./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button