Komunat gjermane kërkojnë kthimin e vizave për Maqedoninë

Komunat gjermane kërkojnë nga Qeveria federale që të orvatet për t’i kthyer vizat për qytetarët e Maqedonisë dhe Serbisë, ndërsa këtë e sqarojnë me numrin e rritur të azilkërkuesve dhe pohojnë se tashmë kanë vështirësi të sigurojnë vendstrehime për azilantët.

Sipas Gerd Landsberg  i cili për gazetën “Pasauer Neu Presse”,  drejtor i përgjithshëm i Lidhjes së komunave dhe bashkësive locale, procedura për shqyrtimin e kërkesës së azilit do të duhet të përfundojë në afat prej tre javëve.

Vetëm në tetor të këtij viti 2.700 persona nga Serbia dhe 1.300 nga Maqedonia kanë kërkuar azil në Gjermani. Janë dorëzuar 9.950 kërkesa për azil që është thuajse 50 për qind më shumë se në shtator dhe rreth 140 për qind më shumë se në tetor të vitit 2011. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button