100 vjet shtet, shqiptarët ende likuidohen nëpër burgje!

Në vend të protestave të paralajmëruara, në shenjë revolte, Shoqata e ish të burgosurve politik, në prag të 100 vjetorit të Pavarsisë së shtetit shqiptar, duke filluar nga 20 nëntori, do të viziojë familjarët e viktimave sipas tyre të pafajshme si ato në Smilkovcë, Brodec, raste dhe vrasje e likuidime nëpër burgje, familjen e Harun Aliut dhe të tjerë, thotë kryetari i SHBPPSH-së, Shpëtim Pollozhani.

‘Do të protestojmë në atë mënyrë që do të vizitojmë familjet e të gjithë të burgosurve politik mendoj ata të ish sistemit dhe ato të burgosurve politik të këtij sistemi. Familjarët e Sopotasve, Brodecit, Smilkovcit, Komandat Mimit që u likuidua në Burgun e Shtipit kohë më parë, familjen e Komandant Kushtrimit dhe shumë të tjerë. Kemi në plan diku mbi 25 familje të të burgosurve të periudhës ‘demokratike’ në thonjza të them, do të vizitojmë edhe ata të likuiduar nga ish sistemi komunist. Në këtë formë ne do ta shprehim protestën tonë në lidhje me gjendjen e shqiptarëve me rastin e 100 vjetorit të shtetit shqiptar. Kjo do të ndodh prej 20 deri 26 nëntor’ tha për Portalb, Pollozhani.

Ndryshe, në këtë drejtim ditë më parë, ish të burgosurit politik shqiptarë të Dibrës filluan me parashtrimin e padive në Gjykatën themelore me çka kërkojnë kompensim nga Republika e Maqedonisë për

Në qershor ShBBPSH mbajti protesta të qeta para Qeverisë duke kërkuar që të zgjidhet statusi i tyre me ligj të veçantë dhe të marrin dëmshpërblim. Asokohe, deputeti i BDI-së Talat Xhaferi tha se së shpejti BDI do të del me propozim ligj për këto persona sepse ka kryer gjitha përgatitjet.

Por sot e kësaj dite nuk kemi parë një propozim ligj të tillë ndërsa ende vazhdon beteja e tyre në parlament për të parandaluar miratimin e ligjit për “Branitella” , ligj që u jep ende më shumë të drejta ish pjesëmarrësve maqedonas në konfliktin e vitit 2001 ndërsa përjashton ish ushtarët e UÇK-së, të cilët nga 2001 nuk kanë marrë asnjë denarë.

Ziadin Sela nga PDSH shqiptare kërcënoi me djegie të Parlamentit, sot edhe Talati e ka nxjerrë shkrepsen. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button