Greqia dhe Bullgaria decid, Shkupi të dëshmojë qëllime të mira fqinjësore

Ministrat e Punëve të Jashtme të Bullgarisë dhe të Greqisë Nikollaj Mlladenov dhe Dimitris Avramopulos nga Sofja porositën se nuk do të lejojnë anëtarësim të Maqedonisë në Bashkimin Evropian, nëse Shkupi zyrtarisht nuk dëshmon qëllime të mira fqinjësore.

Shefat e diplomacive të Bullgarisë dhe Greqisë dje zhvilluan takim të përbashkët me kolegun rumun Titus Korlecan, i cili është takimi i tetë i tyre trilateral i cili u mbajt dje në Sofje, ndërsa pas takimit dhanë deklaratë të përbashkët në të cilën i mbështesin ambicjet evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“I mbështesim ambicjet për anëtarësim në BE të të gjitha shteteve të rajonit në bazë përparimit të vazhdueshëm dhe konsukuent në reformat ekonomike dhe politike dhe në përmbushjen e kushteve dhe kërkesave të domosdoshme. Në këtë kontekst, ne do t’i ndajmë përvojat tona në sferën e integrimit evroatlantik në ANTO me qëllim që t’u ndihmohet kadidateve, vendeve kandidate dhe aspirantëve për të përparuar në rrugën drejt NATO-s apo BE-së, thuhet në deklaratënn. 

Sipas tre ministrave, vështirësitë e tanishme me të cilat përballet BE-ja nuk duhet ta dobësojnë dinamikën e procesit të zgjerimit.

“Përkundrazi, promovimi  i integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor ndoshta me të vërtetë mund të bëhet pjesë e zgjidhjes së krizës, theksoi shefi i diplomatëve të Greqisë, Bullgarisë dhe Rumanisë. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button