Rexhepi ridizajnon me stil restorantin më të mirë në botë “Noma” (FOTO)

Në prill të këtij viti, për herë të tretë me radhë, restoranti “Noma” i shqiptarit nga Tetova Rene Rexhepi, u shpall si restoranti më i mirë në botë.

Menyja e këtij restoranti është e njohur për nga porcionet e vogla me specialitete të veçanta dhe të pazakonshme. Vetëm për të provuar ushqimet nga menyja e këtij restoranti paguhet 267 dollarë, duke mos përfshirë këtu edhe verën e cila përshtatet me atë lloj ushqimi, e cila kushton 170 dollarë.

Javën e kaluar Noma u ridizajnua, duke i dhënë restorantit më të mirë në botë një pamje me shumë shije. Më poshtë ua paraqesim fotografitë e restorantit para dhe pas ridizajnimit./Portalb

Ja se si dukej më parë Noma

Ndërsa ja se si duket tani, pas ridizajnimit

Lajme të ngjashme

Back to top button