Ja cili është shteti më i fuqishëm në botë, Zvicra shteti më i mirë
Sipas rezultateve të revistës amerikane US News & World Report, Zvicra është në vendin e parë në klasifikimin e shteteve më të mira në botë. Në listën e re, Kanadaja është në vendin e dytë, Japonia e treta, një vend më poshtë nga viti paraprak, shkruan MIA.
Në pesë vendet e para janë edhe Gjermania dhe Australia.
Në thellësinë e listës janë Oman, Serbia dhe Libani. Rusia është në vendin e 23-të, SHBA në të shtatin. Gjithsej janë radhitur 73 shtete të botës.
SHBA-ja është shteti më i fuqishëm në botë, Rusia e dyta, ndërsa Kina e treta, sipas analizës. Jetë më cilësore sipas tyre, ka në Kanada, Danimarkë dhe Suedi.
Shteti më i hapur për biznes është Luksemburgu, pastaj vijon Zvicra.
Gjatë hartimit të rejtingut autorët kanë identifikuar 65 karakteristika të domosdoshme për vlerësim të suksesit të shtetit në fusha të ndryshme. Këto karakteristika ishin kombinuar në nëntë kategori kryesore, nga të cilat njëra ishte fuqia dhe ndikimi në skenën botërore. Përveç asaj, zhvillimi i industrisë turistike, inovacionet, shërbimet sociale, kultura, rritja ekonomike, sinqeriteti për punë afariste, standardi jetësor i popullatës dhe trashëgimia historike ishin mes atyre nëntë kategorive.
Vlerësimi është bërë nga US News & World Report amerikan në bashkëpunim me BAV Consulting dhe Universitetin në Pensilvania. Bazohet në rezultatet e anketave të rreth 21.000 personave nga 36 shtete.
1 Kosovo
2 usa
3 Allemagne
4 France
5 Turquie
6 pays bas
7 Japon
8 core du souede
9 Australie
10 Autriche
11 Belgique
12 Norvège
13 souede
14 suisse
15 Portugal
16 Italie
17 egipte
18 Israël
19 Macédoine
20 Croatie
21 Monténégro
22 slovanie