Hapet diskutimi mbi amendamentet për branitellat

Komisioni për Punë dhe Politikë Sociale do të vazhdon sot me punë dhe debat për Propozim Ligjin për branitellat. Të enjten me kërkesë të BDI-së u ndërpre seanca e këtij Komisioni, për shkak të mos përkthimit të amendamenteve në gjuhën shqipe. Kryetarja e Komisionit Cvetanka Ivanova morri premtim nga shërbimet e Kuvendit që amendamentet do të jenë gati për sot.

Të enjten u votua për kufizimin e fjalimeve të deputetëve në 10 minuta për çdo amendament, gjithashtu edhe kufizimin e replikave dhe kundër replikave dhe mundësinë e replikës së deputetëve nga partia e njëjtë.

Me qëllim që të zhbllokohet debati dhe puna e Komisionit, pritet që kryetarja e Komisionit të propozojë grupin e amendamenteve sipas neneve. Nga BDI thonë se janë të përgatitur për gjithçka dhe se kanë parashikuar çdo lëvizje të mundshme të partive maqedonase./Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button