Poposki sot në Vietnam

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë, Nikolla Poposki, sot do të ketë takim me kolegun e tij vietnamez Fan Bin Min.

Takimi është pjesë e vizitës zyrtare të Republikës Socialiste të Vietnamit.

Pritet që theks i veçantë të vendoset në bashkëpunimin ekonomik dhe shkëmbimin tregtar. Krahas kësaj, do të bisedohet edhe për rrumbullakësimin e gjendjes së dakorduar, veçmas në sferën e ekonomisë.

Poposki do të mbajë edhe prezantim në Odën vietnameze për tregti dhe industri për mundësitë e ekonomisë së Maqedonisë, kushtet për zhvillim të biznesit, sektorët kryesues industrial dhe prioritetet e ekonomisë nacionale në ekonomitë  globale botërore. Gjatë qëndrimit në Hanoj, është planifikuar që Poposki të pritet nga presidenti i Vietnamit, Trung Tan Sang, ndërsa do të realizojë takime edhe me përfaqësues të lartë të ministrive për planifikim dhe investime dhe për industri dhe tregti. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button