Krim brenda familjes, bashkëshorti vret gruan me thikë

Një krim brenda familjes, në orët e para të ditës së sotme është shënuar në Elbasan, ku një burrë ka vrarë bashkëshorten e tij.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 05:00, ku një burrë ka qëlluar për vdekje bashkëshorten e tij, në banesën ku ata jetonin, pasi ka ushtruar dhunë ndaj saj për disa orë gjatë natës.

Sipas burimeve të policisë, shtetasja V.Hasani, 43 vjeçe, nënë e dy fëmijëve humbi jetën rrugës për në spital, pasi nuk mundi t’i rezistonte hemorragjisë e shkaktuar nga plagët e rënda.

Viktima sipas policisë, dyshohet se është dhunuar për disa orë nga bashkëshorti i saj dhe në orët e para të mëngjesit, ai e ka vrarë atë duke e qëlluar me thikë në gjoks e në pjesë të tjera të trupit.

Më pas ka tentuar të largohet nga banesa ku kreu krimin, por policia u lajmërua në kohë nga fqinjët, çka bëri të mundur arrestimin e tij, paarritur të largohet.

Nga hetimet paraprake të policisë ka rezultuar se mes burrit dhe viktimës prej kohësh kishte mosmarrëveshje dhe se mbi 43-vjeçaren ushtrohej dhunë nga bashkëshorti në mënyrë sistematike. 

Ndërkaq po punohet për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj ngjarje,që shënoi krimin e radhës brenda familjes./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button