Facebook teston një opsion për replikë në komente

Sipas një zëdhënësi të Facebook-ut, ky rrjet shoqëror është duke eksperimentuar edhe me një opsion për replikë në komentet e postuara.

“Ne jemi duke testuar një rrugë të re për të shtuar komente në një postim në Facebook”,- tha për Mashable Meredith Chin.

“Tani ju do të jeni në gjendje që t’i përgjigjeni një komenti tjetër e po ashtu edhe postimit origjinal.”

Kjo lëvizje do ta bënte shumë më të lehtë për përdoruesit, përgjigjen e komenteve individuale të vendosura në postimet në mur.

Një pamje e veçorisë, e paraqitur në një cicërimë në Twitter, zbulon një buton “reply” nën komente, e po ashtu edhe një nxitje “write a reply”.

Lajmi vjen teksa Facebook-u është gjithashtu duke testuar një njoftim të ri zanor, kur dikush shkruan në Kohështrirjen (ang. Timeline) tuaj, ju dërgon një porosi ose ju fton tek një ngjarje.

Duke gjykuar nga reagimi i hershëm për veçorinë, mund të supozojmë që shumë njerëz nuk do të jenë të lumtur duke e dëgjuar një rrjedhë të vazhdueshme të tingujve sinjalizues nëse lëshohet për të gjithë përdoruesit në të ardhmen. /PC World Albanian/

Lajme të ngjashme

Back to top button