Justifikimi i gardës iraniane: Raketa u lëshua automatikisht, avioni u regjistrua si raketë amerikane dhe u rrëzua

Sistemet e mbrojtjes ajrore të Iranit e regjistruan avionin ukrainas të rrëzuar “gabimisht” në Teheran si raketë kryqëzuese, tha komandanti i forcave ajrore të Gardës Revolucionare të Iranit, Amir Ali Hajizade, raporton Anadolu Agency (AA).

Komentet e komandantit iranian erdhën në një konferencë për media në kryeqytetin Teheran pasi autoritetet pranuan se avioni i pasagjerëve i Linjës Ajrore të Ukrainës u rrëzua “gabimisht” nga sistemet e mbrojtjes ajrore, duke lënë të vdekur të gjithë 178 personat në bord.

Hajizade tha se sistemet e mbrojtjes ishin në gatishmëri të lartë si rezultat i tensioneve të rritura në javët e fundit midis SHBA-së dhe Iranit.

“Njësitë sulmuese dhe ato mbrojtëse kaluan në alarm 100 për qind në veçanti pas deklaratave të amerikanëve se do të godasin 52 pika”, tha Hajizade.

“Sistemet e mbrojtjes ajrore i dhanë operatorit informacionin se drejt Iranit është lançuar raketë kryqëzuese. Për shkak të kahut të fluturimit, avionin e regjistroi si raketë kryqëzuese”, shtoi ai.

Ai tha se operatori jep afat prej dhjetë sekondash për të konfirmuar ose anuluar sulmin, por shtoi se në ato çaste ka pasur probleme në komunikim dhe operatori ka gjuajtur automatikisht.

Hajizade po ashtu tha se zyrtarët iranianë fillimisht i përgënjeshtruan pohimet se avioni ishte rrëzuar nga një raketë pasi nuk kishin informacione mbi atë që kishte ndodhur.

“Kur u informuam, ne e njoftuam Shtabin e Përgjithshëm”, tha Hajizade.

“E pranojmë përgjegjësinë në këtë ngjarje…Do t’i bindemi çdo vendimi që autoritetet do të marin lidhur me ne”, theksoi komandanti iranian, duke shprehur “pikëllim të thellë” për incidentin.

Avioni Boeing 737-800 i Linjës Ajrore të Ukrainës u rrëzua të mërkurën menjëherë pas ngritjes nga Aeroporti Ndërkombëtar Imam Khomeini i Teheranit, vetëm disa orë pasi Garda Revolucionare shkrepi dhjetëra raketa balistike në drejtim të bazave ku ishin vendosur trupat amerikane në Irak në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e Qasem Soleimanit, kreut të forcës elitare Kuds të IRGC-së, pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Bagdadit në një sulm me dron.

Në këtë aksident jetën humbën të gjithë 176 personat në bord, ndërkohë që në mesin e udhëtarëve kishte shtetas iranianë, kanadezë, ukrainas, suedezë, afganë, gjermanë dhe britanikë.

Justifikimi Iranian erdhi disa ditë pas tragjedisë ndërsa në fillim e mohuan duke thënë se ishte një aksident teknik. Por ndërkohë ekspertët kanë në tokë mbetjet e një rakete ruse të përdorur si dhe gjurmë plumbash në pjesën e depos së karburantit të avionit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button