Qeveria vendosi që mobingu të ndëshkohet

Qeveria do të miratojë Ligj për mbrojtje nga shqetësimi psikik në vend të punës apo thënë më popullor Ligji për mbrojtje nga mobingu, kumtoi sot zëdhënsi qeveritar Aleksandar Gjorgiev.

Qëllimi është që të forcohen të drejtat e punonjësve dhe të arrihen standarde më të larta për mbrojtje të të drejtave nga marrëdhënia e punës. Me këtë Qeveria e pranoi nismën e Lidhjes së sindikatave për sjelljen e këtij ligji.

“Qeveria do ta hartojë ligjin pikërisht në bazë të propozimeve dhe me pjesëmarrja të fuqishme të sindikatave. Do të kërkohen mendime dhe zgjidhje konkrete ligjore prej tyre. Do të konsultohen dhe do merren parasysh edhe mendimet e Organizatës së punëdhënësve, ndërsa do të merren parasysh edhe praktikat më të mira nga Evropa për këtë qëllim. Do të ketë edhe debat public për bërjen e tekstit cilësor të ligjit, sqaroi zëdhënësi.

Sipas tij, ligji do të jetë lëndë e debatit dhe do të harmonizohet dhe miratohet në afat jo më të gjatë se 90 ditë.Ministria e Punës dhe Politikës Sociale do t’i koordinojë aktivitetet për përgatitjen e ligjit.

Ligji do të vlejë edhe për sektorin publik edhe për atë privat. Me të do të parashihet kualifikimi i veprës së shqetësimit psikik në vend të punës dhe do të parashihen rastet kur vlerësohet se është ushtruar mobbing, si dhe dispozita sanksionuese për ushtrim të mobingut. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button