Biznesmenët marrin gjysmat e parave nga Qeveria

Qeveria tani më ka paguar gjysmën e borxhit ndaj ekonomisë edhe në bazë të tatimit të vlerë së shtuar edhe në bazë të punimeve të kryera ndërtimore dhe shërbimeve.

Këtë e thekson zëvendëskryeministri dhe ministër i Financave, Zoran Stavreski, në një intervistë për “Utrinski vesnik”, duke theksuar se është plotësuar premtimi naj biznesmenëve edhe atë një muaj para afatit.

“Me fundin e tetorit, më shumë se gjysma e obligimeve tani më janë paguar, si në bazë të kthimit të TVSH-së, ashtu edhe në bazë të urdhëresave për shërbime ndërtimore, komunale etj. Dinamika e pagesës do të vazhdojë me po këtë tempo dhe bashkë me shkurtin 2013, do ta plotësojmë premtimin ndaj biznes-bashkësisë për pastrimin e plotë të obligimeve”, thotë Stavreski. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button