AMAN nuk e ka ndërmend të ndalet

Sikur çdo të shtune edhe këtë që kaloi iniciativa qytetare AMAN protestoi para Qeverisë kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike, derivateve të naftës dhe ngrohjes.

Edhe përkundër kërcënimeve të ndryshme qytetarët thonë se nuk e kanë ndërmend të ndalen. Ato paralajmëruan se nuk do të paguajnë faturat dhe do të vendosin bllokadë totale, në rast se nuk merren parasysh kërkesat e tyre për uljen e tarifave të energjisë, derivateve të naftës dhe ngrohjes.

Kjo protestë është mbështetur edhe nga ish-punonjësit e kompanive të falimentuara, të cilët gjithashtu kanë kërkuar drejtësi sociale. 

Protestuesit kërkojnë urgjentisht kthimin e tarifave të energjisë së lirë, korrigjimin e çmimeve të energjisë dhe ngrohjes të njëjtë sikur në vitin 2008 si dhe uljen e çmimeve të derivateve të naftës, duke i vënë një kufi caktues, në përputhje me standardin jetësor dhe të ardhurat e qytetarëve. Protestuesit kanë kërkuar që Qeveria të dorëzojë kërkesën e tyre pranë Komisionit Shtetëror Zgjedhor për të nisur procedurën për mbledhjen e 10 mijë nënshkrimeve për ndryshimin e Ligjit për energjetikë në Parlament. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button