Bastisen ish ushtarët e UÇK-së në Gostivar

Hashim Sadiku dhe Lulzim Ademi, janë dy ish ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK) të cilët mbrëmë kanë qenë të bastisur nga policia. Dy banorët e fshatit Çegran të Gostivarit për TV Koha thanë se policia pa arsye ka hyrë në shtëpitë e tyre duke pa motiv tjetër përpos asaj që kanë qenë ushtarë të UÇK-sw.

Nga policia thonë se për këto dy persona, njëri prejt të cilëve është arrestuar, kanë dyshime se kanë abuzuar me një vajzë 19 vjeçe.

“Aksioni nuk ka qenë i adresuar ndaj ish-ushtarëve të UÇK-së dhe as që ka prapavijë të tillë. Kemi kërkuar persona të denoncuar nga një 19-vjeçare, nga të cilët, ajo thotë se ka qenë e abuzuar seksualisht”, ka deklaruar Shefik Bajrami, kryeshefi i Sektorit të Punëve të Brendshme të Tetovës. 

Ai informoi se vaiza është paraqitur në polici duke treguar se tre vite me radhë ka qenë në vazhdimësi e abuzuar seksualisht nga pesë persona, bashkëfshatarë të saj. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button