Berisha Ramës: Për të ardhmen e fëmijëve, eja votojmë ligjet

Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha i bëri thirrje sot kreut të PS, Rama që të bashkojë votat me maxhorancën dhe të votojnë ligjet e integrimit për hir të së ardhmes së gjeneratës së re. 

“Në emrin tuaj i bëj thirrje PS-së,që në këtë 100-vjetor kur kombi vjen i lirë, të votojmë ligjet. I bëj thirrje PS-së, që të votojmë ligjet për hir të fëmijëve, për ëndrrën e tyre për punën e çdo qytetari. PS të mos mendojë se do të shpërblehet në qershor, duke bllokuar e përdorur forcën e së shkuarës”, u shpreh sot kreu i qeverisë Berisha para te pranishmeve te mbledhur gjatë inaugurimit që kreu në rrugën Vrijon-Qereshnik, 6 km, një investim prej 186 milionë lekësh. 

Kreu i qeverisë u shpreh se gjatë qeverisjes së djathtë janë kryer reforma që mbrojtën vendin nga kriza, ndërsa vuri në se “ata që derdhin lot krokodili për ekonominë, janë nihilistë dhe naivë”. 

Sipas tij, qytetarët nuk do mund të gënjehen për hir të Gramoz Ruçit dhe Vangjel Ndrekës.

Sa i përket rrugës së rikonstruktuar, Berisha u shpreh i kënaqur për faktin se kjo rrugë do të shtojë mundësinë që prodhimet e fermerëve të dalin më shpejt në treg dhe jo të ndalen për shkak të infrastrukturës se vjeter. Berisha garantoi qytetarët se do të asfaltohet cdo metër rrugë në të 4 anët e qarkut të Beratit.

Ruga Vrijon- Qereshnik ka një gjatësi rreth 6 km dhe gjeresi 5 m, pershkon nje nga krahinat kryesore te rritjes dhe kultivimit te ullirit, vreshtarise dhe prodhimeve bujqesore dhe prej saj perfitojne fshatrat Vrijon, Ullinjas dhe Qereshnik me nje popullsi rreth 2.000 banore. Në mënyrë indirekte përfitojne edhe disa fshatra të komunës, Rroshnik. Ky segment rrugor fillon nga fshati Vrijon dhe perfundon ne fshatin Qereshnik./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button