Irani nuk do të ndërmarrë aktivitetet të mëtutjeshme ushtarake

Përfaqësuesi i përhershëm i Iranit në KB, Maxhid Taht Ravançi, deklaroi sot se vendi i tij është hakmarrë për Sulejmanin dhe nuk do të ndërmarrë aktivitete të mëtutjeshme ushtarake.

“Gjitha aktivitetet tona ishin proporcionale me vrasjen e Kasim Sulejamnit. Ato përfunduan. Nëse SHBA-ja nuk ndërmerr aktivitete të mëtutjeshme ushtarake kundër Iranit, atëherë ne nuk do të ndërmarrin aktivitete të këtilla”, theksoi përfaqësuesi aktual, transmeton MIA.

Në letrën dërguar deri te sekretari i KB-së dhe Këshilli i Sigurimit, përfaqësuesi i përhershëm i Iranit potencoi se vendi i tij e respekton pavarësinë, sovranitetin, unitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Irakut.

Irani është i përkushtuat në mbajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare duke potencuar se nuk kërkon eskalim apo luftë, shton Maxhid Taht Ravançi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button