Komisioni i zgjedhjeve foli për votimin në diasporë
Oliver Derkoski, kryetari i Komisionit shtetërore zgjedhore (KSHZ) sqaroi se votimi në diasporë do të realizohet nëse janë 6,700 votues më së paku, transmeton Portalb.mk.
“Ky është minimumi ligjor nga zgjedhjet paraprake që e kishte miratuar deputeti i cili kishte marrë mandat me numër më të vogël të votave në shtetin tonë dhe ky është kusht që të organizohen zgjedhjet e ardhshme në diasporë”, tha Derkoski.
Derkoski theksoi se në zgjedhjet e fundit për në diasporë ishin ndarë rreth 28 milionë denarë.